Artistja e njohur Ronela Hajati, ka surprizuar fansat e saj me një interpretim unik dhe plot energji të freestyle-it të saj më të ri, “Bye Bye”. Kënga u prezantua për herë të parë live gjatë një paraqitjeje speciale në podcastin e Meriton Mjekiqit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
E njohur për stilin e saj të veçantë dhe eksperimentimin me zhanre të ndryshme muzikore, Ronela edhe kësaj here solli një performancë autentike. Pa filtra, ashtu siç vetëm ajo di, Ronela tregoi edhe një herë aftësinë e saj vokale dhe karizmën që e karakterizon në skenë.
Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, me shumë ndjekës që e kanë vlerësuar këngën si një rikthim të fuqishëm dhe një dëshmi të evolucionit artistik të këngëtares. Ronela Hajati konfirmon edhe një herë se mbetet një nga zërat më interesantë dhe të guximshëm të skenës muzikore shqiptare, gjithmonë e gatshme për të sjellë risi dhe për të sfiduar veten artistikisht.