Romanticiteti ka pushtuar tregun muzikor së fundmi dhe një ndër këngët që është shndërruar menjëherë në më të preferuarën e momentit është “Thjesht te du”, e sjellë më super emocion nga Flori Mumajesi.

Në një video të postuar në rrjetin social Instagram, Flori shpjegoi se kjo këngë kishte bërë pak xhiro para se të publikohej pasi kishte qënë kartolina e një cifti në një dasëm. Teksti flet për dashurinë e fortë mes një cifti që finalizohet me martesë dhe me jetë të lumtur.

Duket se suksesi që kjo këngë ka patur nëpër dasma, ka bërë Florin ta publikojë për të gjithë fansat e tij, një këngë që vetë Flori po pret me padurim ta këndojë në dasmën e tij dhe padyshim do të jetë një ndër këngët që do përfaqësojë shumë cifte në dasamt e tyre.

“Thjesht te du” është kënga që e riktheu artistin në muzikë pas një pauze të shkurtër dhe Flori di si të jetë në qendër të vëmendjes dhe kjo falë baladave që kush më mirë se ai di t’i përcjellë.

Me shumë komente pozitive në rrjetet sociale, kjo këngë sigurisht që ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Nga ana tjetër kantautori ka publikuar edhe një tjetër balada por kësaj radhe në bashkëpunim me Arilena, “Doja”. Nëse kjo këngë do futet në “The Top List”, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim por deri atëherë ju duhet të votoni “Thjesht te du” që të renditet sa më në majë të listës.