Flor Mumajesi ka qenë larg skenave dhe projekteve të reja muzikore shqiptare për një kohë të gjatë. Ndërkohë që fansat e tij besnikë vazhdonin të shijonin hitet e tij të vjetra, këngëtari bëri një lëvizje të papritur kohët e fundit.
Në mënyrë surprizuese, Flori ka fshirë të gjitha këngët e tij nga kanali zyrtar në YouTube. Ky veprim ka nxitur spekulime për një rikthim të mundshëm, një ide që të gjithë shpresojmë të jetë e vërtetë.
Ndoshta kjo mund të jetë një taktikë e vetë artistit që t’i mbajë të “karikuar” admiruesit e tij, duke bërë lëvizje herë pas here, siç ishte edhe rasti i fundit në korrik, ku Flori kishte ndërruar foton e tij të profilit në Instagram.
Kantautori vendosi në foto profili në Instagram togfjalëshin “Pak Flor” dhe një simbol me ngjyrë të kuqe, që duket si një shenjë gishti bëri që njerëzit të mendonin teori nga më të ndryshmet, nga rastësia te emri i albumit të ri.