Jetojmë në kohë të vështira, më falni që shpirti nuk më krijoi një këngë festive! Thjesht nuk munda dot!”, ky është mbishkrimi që Flori Mumajesi ka shkruar bashkangjitur postimit për të promovuar këngën e tij më të re.

“Dhemb” titullohet projekti më i ri i artistit, tekstin dhe muzikën e të cilit e ka shkruar vetë ai, duke e mbyllur vitin 2020 me dhimbje.

Ashtu edhe sikurse në projektet e tij, edhe për “Dhemb”, kantautori ka dhënë shpirtin e tij për këtë këngë që menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë bërë “Dhemb” pjesë të klasifikimit që në javën e parë të publikimit, duke e renditur në vendin e 21-të.