“Big Brother VIP Albania 4” ka hyrë tashmë në fazën e tij më të nxehtë, finalen e madhe. Pas një gjysmëfinaleje dramatike dhe të mbushur me emocione, katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesti dhe Egli Tako.

Krahas aktorit Laert Vasili, tre banorët e tjerë janë dhe artistë të Top Awards. Rozana, Laerti, Gjesti apo Egli? Cili prej tyre do të jetë fituesi i Big Brother VIP 4?

Ata janë katër finalistët dhe njëri prej tyre do të shpallet fituesi i këtij edicioni. Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill dhe vetëm njëri prej tyre do të arrijë të fitojë çekun me 100 mijë euro, por në rast se fituesja është Egli, atëherë do të marrë vetëm 50 mijë euro, për shkak të rifutjes së saj të vonë.