Ajo është cilësuar si një uragan falë zërit të saj potent. Në fakt, me potencën e zërit të saj, jemi njohur në edicionin e parë të “The Voice of Albania”. Bëhet fjalë për Filloreta Raçin, e njohur në tregun muzikor me emrin Fifi. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, këngëtarja ka shpjeguar arsyen pse ka zgjedhur këtë emër skenik.
“Janë dy shkronjat e para të emrin tim që përbëhet nga 8 shkronja. Kështu më kanë thirrur që në shkollën fillore ngaqë emrin e kam pak të gjatë“, tregon ajo.
Ndërkohë që vazhdon të ketë një jetë të angazhuar në koncerte të ndryshme nëpër klubet e natës, Fifi ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë projektin e saj më të ri muzikor, “Dope”. Kjo këngë duket se ka rrëmbyer menjëherë zemrat e dashamirësve të saj, të cilët falë votave të tyre, kanë bërë që FiFi, të bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List”. E kontaktuar në Top Awards, këngëtarja ka zbuluar më shumë për “Dope” dhe projektet që pritet të dalin këtë verë.
TA: Keni qënë pjesëmarrëse në “The Voice”? Si ka qënë për ju ajo eksperiencë?
FiFi: Po, kam qënë pjesëmarrëse tek “The Voice of Albania 1”. Eksperiencë super e bukur… Por nuk mund të harroj pa përmenduar edhe pjesëmarrjet e mia në “Top Fest 7, 9 dhe 11”. Shkurtimisht jam rritur me “Top Channel”.
TA: “Dope” kujt i drejtohesh me këtë titull?
Fifi: Me këngën “Dope” i flas kënaqësisë, qejfit e me rradhë…
TA: Si lindi ideja për të bashkëpunuar me Eri Dee?
Fifi: Eri Dee e kam në grup dhe nuk kjo është kënga e parë me Erin.
TA: Na zbulo më shumë për këtë projekt muzikor, kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?
Fifi: Ka kohë që unë jam pjesë e “Max Production” dhe normalisht që për produksionet e mia si audio si video përkujdeset Alandy me Bledin ndërsa për tekstet e mia siç e dijnë të gjithë, i bëj vetë .
TA: Nga vjen frymëzimi për këto tekste?
Fifi: Frymëzohem zakonisht prej ngjarjeve reale ..
TA: Shumë femra në klipin e këngës, pse mungojnë meshkujt?
Fifi: Jam pak feministe por përveç kësaj kemi mungesë të gjinisë së kundërt. (buzëqesh)
TA: Eshtë java e parë e publikimit të “Dope” dhe jeni bërë menjëherë pjesë e klasifikimit, e prisnit këtë reagim pozitiv të fansave?
Fifi: Zakonisht para se të nxjerr një projekt, konsultohemi shumë si staf, kështu që normal që e kemi pritur.
TA: Çfarë do të sjellë vera për Fifin?
Fifi: Vera do jetë shumë produktive me kismet Zot. Vitin do e mbyllim me 3-4 projekte të tjera. Besoj që do të jenë mjaftueshëm për këtë vit.
TA: Keni ndonjë mesazh special për fansat që të kanë votuar?
Fifi: Këta nuk janë fansat e mi, janë dashamirësit e muzikës sime, që të gjithëve u kam vënë një emër “Nanushat E Mi”. Faleminderit shumë për gjithçka, ju dua pafund dhe shpresoj t’ju respektoj çdo herë me muzikë të mirë. Kus kus”.