Alban Ramosaj rikthehet me muzikë të re dhe nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. “Ghost of the past” e rikthen atë në “The Top List” pas një periudhe të gjatë mungese.
Alban Ramosaj sjell këtë herë një këngë ndarjeje që i flet ‘fantazmave të së kaluarës’. Ashtu siç e kuptuat, sapo gjetëm këngën ideale që t’ia dërgoni ish-it tuaj dhe t’i jepni një mesazh.
Vetë Albani në përshkrimin e “Ghost of the past”, shpjegon: “Kjo këngë përfshin përpjekjet e mia për të lënë një dashuri të humbur prej kohësh që vazhdoi të më “përndiqte”, edhe një vit pas ndarjes dhe lëvizjes sime të madhe nga Evropa në SHBA. Megjithëse e dija se duhej të vazhdoja, dashuria që ndamë u ndie e përjetshme, e simbolizuar nga rreshti “Do të të dua deri në fund të kohës”.
Kjo këngë është një lamtumirë e hidhur, pasi u përgatita të distancohesha, duke e ditur se nuk mund të qëndroj, por ndjenjat mund të mbeten përgjithmonë. E shkrova këtë këngë, fjalë për fjalë si lamtumirën e fundit, pasi nuk pata kurrë rastin t’ia them personalisht ish-it tim.”
Pra, “Ghost of the past” shpreh më së miri një ndjesi që shumë prej nesh e kanë afër zemrës. Alban Ramosaj pozicionohet me këngën e tij në re në vend të 79-të të listës aktualisht.