Flori Mumajesi është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse prej disa kohësh ai ka zgjedhur që të qëndrojë larg jetës publike dhe muzikës, sigurisht që publiku nuk e ka harruar në asnjë moment.
Madje publiku thjesht nuk mund t’a pranojë që ai të largohet nga skena. Ditëlindja e tij e 42-të, e festuar para disa ditësh, e solli përsëri në vëmendjen e fansave dhe dashamirësve të tij, të cilët i mbushën rrjetet sociale me urime për artistin.
Prej shumë kohësh, mungesa e Flori Mumajesit në jetën publike dhe skenën muzikore ka shtuar dëshirën e fansave për rikthimin e tij. Megjithatë, ka një lajm të mirë për të gjithë ata që mezi presin ta shohin.
Së fundmi ai ka bërë një paraqitjeje të rrallë me miqtë, në ditëlindjen e një prej personave të afërt. Fotoja, e postuar mbrëmë në rrjetet sociale, tregon Flori Mumajesin duke buzëqeshur dhe duke kaluar momente të këndshme në shoqërinë e miqve të tij. Por pyetja që të gjithë kanë në mendje është, kur do të rikthehet Flori në skenën muzikore?