Javën e kaluar, dy prej artistëve më të suksesshëm shqiptar, Elvana Gjata dhe Yll Limani, publikuan projektet e tyre muzikore, të cilat qëlluan krejt rastësisht në të njëjtën ditë.

Ndërkohë që Yll Limani publikoi vetëm një këngë, “A ki me rrejt“, Elvana Gjata publikoi një album, i cili përmban në total 7 këngë, “A po vjen”, “Drandifilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” dhe “Mos u ngut”.

Padiskutim që konkurrenca mes dy fansave të dy artistëve është shumë e madhe dhe për këtë arsye, përmes një sondazhi në faqen e Instagramit të “Top Awards”, publiku është pyetur se cili artist do debutojë më mirë në klasifikimin.

Sipas sondazhit, 62% kanë votuar për Elvanën dhe 38% për Yll Limanin dhe publiku ka plotësisht të drejtë pasi falë votave të tyre, Elvana Gjata ka arritur të rrëmbejë kreun me “Drandofilat” ndërsa Ylli është renditur në vendin e dytë me “A ki me rrejt”.

Por hisotria e Top Awards ka treguar se rezultati mund të përmbyset dhe këtë na mbetet ta vërtetojmë javën e ardhshme.