Kjo javë ka rezultuar shumë e suksesshme për grupin Familia Ideale, projektet e të cilit kanë pësuar ngjitje në klasifikim e javës së 59-të.

“Per pak drite” është kënga që riktheu në vëmendje Hip Hop-in toskë dhe duket se publiku e ka pritur shumë mirë prurjen e re të këtij grupi.

Ky projekt muzikor ka 5 javë që është bërë pjesë e “The Top List” dhe vazhdimisht është votuar nga fansat, ku për këtë javë e kanë ngjitur me 16 pozicione, duke zënë vendin e 10-të.

Një tjetër anëtar i këtij grupi është pjesë e listës me një projektin e tij muzikor dhe bëhet fjalë për D Real, i cili me këngën e titulluar “Dikur” këtë javë është ngjitur me 8 pozicione.