Ermal Fejzullahu është këngëtar i cili po korr mjaft suksese në tregun muzikor shqiptar sidomos nëpërmjet bashkëpunimeve të ndryshme të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Pas fitores në Top Festin e fundit ai ka ardhur me hite të ndryshme si “Mi Amore” në bashkëpunim me Kidën apo “Hajmali” me Gjikon. Ermali pas shumë kohësh më në fund vjen me një ‘solo’.
Në një intervistë eksluzive për “Top Awards” ai na tregon më shumë për projektin e tij të titulluar “Ai nuk ka me t’dasht si unë”, e cila është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit.
– “Ai nuk ka me t’dasht si unë” cilës rrymë muzikore i përket?
“Ai nuk ka me t’dasht si unë” është një tip R’n’B, këngë e lehtë mund ta quaj që i përshtatet zërit tim shumë.
– Keni eksperimentuar me disa zhanre muzikore, cila është e preferuara juaj?
Sigurisht këngët e lehta janë ato me të cilat identifikohem si këngëtar dhe që më pëlqejnë më tepër.
-Na zbuloni më shumë detaje për “Ai nuk ka me t’dasht si unë”, kush është kujdesur për tekstin dhe muzikën? Ku është regjistruar klipi?
Këngën “Ai nuk ka me t’dasht si unë” e ka bërë Irkenc Hykaj po ashtu dhe tekstin, ndërsa videoklipin e kam bërë me Erkand Shabanin “ONIMA”.
-Jeni rikthyer “solo” pas dy bashkëpunimeve, ai me Kidën dhe me Gjikon, pse kjo zgjedhje?
Zgjidhja ka qenë e tillë sepse të dy ata janë artistë të tillë me shumë perspektivë dhe të pëlqyer nga publiku kurse tani besoj ishte koha të dal me një këngë ‘solo’.
-Që në javën e parë të publikimit, kënga është bërë pjesë e “The Top List”, si ndiheni për këtë? E prisnit këtë interes të madh të publikut?
E falenderoj publikun shqiptar që më përkrahin dhe që ju ka pëlqyer kënga.
-Ky vit do të sjellë ende këngë të reja?
Tani do të sjell edhe shumë këngë të reja që do jenë surprizë për publikun.
-Një mesazh për fansat tuaj që të mbështesin vazhdimisht…
E falenderoj shumë të gjithë publikun për suportin që më kanë dhënë ndër vite dhe ju premtoj që do t’ju sjell këngë edhe më të mira.