Enxhi Nasufi është një këngëtare e re në tregun e muzikës shqiptare por që premton shumë. Ajo ka disa javë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është i dyti për të, pas këngës me titull “Save Me”.
“JOJO” mban titullin prurja e saj më e re, e cila është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku për këtë javë është ngjitur me 7 vende, duke u pozicionuar në vendin e 38-të.
E kontaktuar nga “Top Awards”, këngëtarja ka zbuluar kuptimin e kësaj kënge si edhe planet për të ardhmen.
TA: Çfare do të thotë “JOJO”, pse ke zgjedhur pikërisht këtë titull për projektin tënd më të ri?
Enxhi Nasufi: “JOJO” është zgjedhur si titull në mënyrë shumë spontane nga vetë mesazhi dhe teksti këngës. “JOJO” është për të gjithë meshkujt që nuk dinë të trajtojnë ashtu siç duhet një femër”.
TA: Na zbuloni më shumë për këtë këngë, kush është marrë me muzikën, tekstin dhe klipin?
Enxhi Nasufi: Muzika nga Alandy (MaxAudio), teksti nga e talentuara FiFi. Jemi kënaqur shumë dhe jemi ndjerë shumë mirë pasi kemi punuar si grup me shumë dashuri.
TA: Që në momentin e publikimit, kënga juaj ka marrë reagime pozitive nga fansat dhe kolegët? Si ndiheni për këtë?
Enxhi Nasufi: Ndihem shumë mirë që e kanë pritur mirë fansat edhe kolegët e mi. Nuk ka ndjesi më të mirë sesa përkrahja e sinqertë.
TA: Kënga juaj gjendet tashmë në klasifikimin e “The Top List”, a është kjo një arritje e rëndësishme për ju?
Enxhi Nasufi: Ndihem shumë mirë dhe e vlerësuar që jam tashmë pjesë e “Top List”, Top Awards.
TA: Cili është mesazhi që iu dërgon fansave të t’u, që falë votave, këtë javë të kanë ngjitur me 7 pozicione?
Enxhi Nasufi: Absolutisht falenderoj dhe iu jam tepër mirënjohëse fansave që e kanë votuar këngën. Ata janë tepër të rëndësishëm për të gjithë ne artistët.
TA: Planet për këtë verë? Ndonjë këngë në bregdet?
Enxhi Nasufi: Plane dhe projekte të reja do vijnë shumë shpejt