Eldis Arrnjeti, një artist i ri në tregun muzikor shqiptar, i cili së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re, një baladë dashurie, e cila e ka sjellë këngëtarin me një stil ndryshe nga zakonisht, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio. Ai ka zbuluar disa detaje personale në lidhje me këtë projekt:
Sapo është publikuar kënga “Kthehu”, e cila është një refresh i imi nga të gjitha këngët që kam sjellë më përpara. Është një kënaqësi që kam marrë këtë feedback. Kjo këngë i drejtohet dashurisë. Shqiptarët vdesin pak për këngë dashurie. Nuk kam një person specifik që i them ‘kthehu’. Është një emocion i çastit. Tekstin e kam shkruar vetë. Si këngë vjen nga çaste shumë të vogla, nuk është 100% e shpjegueshme. Është një mesazh që percillet kollaj, e qartë si këngë, po shkruaj tekste pak më të thjeshta. Më ka ardhur kënga njëherë, pastaj teksti dhe ishte një mënyrë pak më e thjeshtë, më e lehtë për t’u krijuar.
Si një artist i ri në një industri kaq të madhe muzikore, si është për artistin të realizojë një karrierë të suksesshme në Shqipëri?
Është luftë në Shqipëri, një luftë e ftohtë le të themi pasi je gjithmonë i sulmuar dhe në qendër të vëmendjes, i kërcënuar nga konkurrentët e tu. Sot një në tre veta është këngëtar. Mungojnë njerëz që duan të krijojnë një profesion, mungon arti i vërtetë. Ai që bën art cilësor normal që do të dallohet, por sot të kesh një shumë të konsiderueshme, bën që të krijojnë vetë një audiencë ndoshta fallco. Unë nuk i vlerësoj shifrat, nuk shkoj pas turmës. Jemi si një turmë në të njëjtin drejtim, por në sense të ndryshme. Po mundohem me maksimumin tim dhe kërkon kohë si gjë.
Ai është vetëm 18 vjeç dhe ka arritur të jetë pjesë e skenave mjaft të njohura në Shqipëri, duke rrëmbyer kështu edhe çmime mjaft të rëndësishme për karrierën e çdo artsiti. Në lidhje me vijushmërinë e profesionit të tij dhe bashkëpunimet me kompozitorin Bujar Daci, Eldisi është shprehur:
I kam prekur skenat, dritaret dhe oportunitetet që kam marrë nga televizionet. Jam person që nuk ngopem me veten, kërkoj shumë nga vetja dhe nuk kënaqem kurrë. Zgjedh dy tre këngë në vit dhe zgjedh ato që të mos pendohem. Më penalizon rock-u, sepse nuk kultivohet si rrymë. Jam njohur me Bujarin në një koncert live që kam zhvilluar. Impakti i parë ka qenë që zëri im i ka ngjarë me atë të të ndjerit Gent Demaliaj, por ai është tjetër nivel. Bujari ka patur shumë këngë që do t’i realizonte me të dhe më ka zgjedhur mua për t’i vazhduar. Kanë qenë këngët për Djemtë e Detit, të projektuara për to dhe vetëm Genti mund t’i realizonte. Kështu që më gjeti mua.
Por çfarë vjen së shpejti nga këngëtari? Çfarë na rezervon ai dhe a mund të ketë bashkëpunime në të ardhmen me artistë të tjerë?
Momentalisht po punoj me Genti Lakon, të cilin e falenderoj për mbështetjen dhe për atë që po krijon për mua. Janë disa këngë që janë krijuar dhe do të vijnë së shpejti. Nuk do të jem më rock, do të vijë një këngë shumë ‘hot’, siç është edhe koha tani. Do të sjell një këngë më të ngrohtë. Nuk dua të bashkëpunoj me asnjë artist momentalisht. Kam patur oferta, por nuk më janë dukur të përshtatshme. Më duhet kohë që t’i mendoj gjërat. Nuk më ngjit, eci me energji, me ndjenjë. Kur nuk është e bukur, devijoj.