Eko po vjen tashmë më i angazhuar se kurrë në muzikë. Vetëm dy muaj pas projektit të parë në listë, ai sjell këngën e tij të dytë.
“Prej që t’kom lon” mban titullin kënga e tij e re, që ka hyrë këtë javë në “The Top List”. Sërish edhe tek ky projekt, Eko ka sjellë një frymë mjaft të veçantë.
“Prej që t’kom lon” është një nga katër këngët e EP-së së publikuar së fundmi nga Eko. “9 Minuta Ego” ka mbledhur këto këngë të tijat mjaft origjinale dhe të mirëmenduara.
Një artist shumë unik dhe i talentuar, nga ky djalosh presim ende gjëra edhe më interesante. “Prej që t’kom lon” e ka renditur Ekon në vend të 21-të momentalisht.