Eko na surprizon sërish. Ky artist i talentuar, arrin të sjellë diçka të veçantë me çdo publikim të tij.
Thënë kjo, Eko ka lançuar së fundmi këngën e tij më të re që mban titullin “Pink” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Si dhe në projektet e tij paraardhëse, artisti vjen edhe këtë herë me një stil shumë unik.
Eko sjell ngjyrë dhe eksperiment në skenën muzikore shqiptare me “Pink”, një këngë me stil unik që luan me imazhe dhe ndjesi të veçanta. Artisti përçon një atmosferë moderne e njëherësh intime, duke e bërë këtë projekt tërheqës për një publik që kërkon diçka ndryshe.
“Pink” është një këngë që rrallë të ndodh të dëgjosh, me një ‘vibe’ mjaft të freskët. Mesa duket sapo gjetëm fiksimin e ri të kësaj vere.