EKO, emri i vërtetë i të cilit është Ermal Ademi, është një këngëtar dhe producent i talantuar, i cili ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Influencë e keqe”. I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, EKO ka folur më shumë për këtë këngë, por dhe prodhimet e reja…
Si lindi “Influencë e keqe”?
Për ata që nuk e dinë, unë bëj dhe produksionin e këngëve vetë. Rastësisht kam hasur një influencë të keqe kur bëra këngën e kaluar dhe kjo më ka inspiruar.
Do të ketë projekte të reja së shpejti?
Jam duke punuar, jam non-stop në punë dhe besoj se shumë shpejt do të kemi diçka të re, sërish tek këto ngjyrat e mia. Akoma nuk e dimë se cilën këngë do të publikojmë tani, por është e sigurtë që do të jetë diçka verore, pak Hip-Hop.
Pse ke zgjedhur këtë emër arti, EKO?
Ka ardhur rastësisht. Kur kam qenë në shkollë të gjithë më thërrisnin Eko dhe kështu mbeti. Dhe më ka ndejtur mirë.
Sa e vështirë është që të qëndrosh unik në tregun tonë muzikor?
Është një sfidë për këtë treg ‘mainstream’. Por kur bën diçka që e do mund t’ia dalësh të gjithave.
Cilët janë disa artistë që ty të frymëzojnë?
Jam shumë i influencuar nga artistët amerikanë. Do kisha zgjedhur Future. Por nëse do duhej të zgjidhja një shqiptar, është Buta.