Një performancë e mbushur me emocione ishte ajo e Besës dhe Elinel në “The Voice”, ku dyshja për herë të parë prezantoi për publikun prurjen më të re “Mos m’le me ra”. Bashkëpunimi i shumëpritur është pritur mjaft mirë nga fansat e dy artistëve, duke e shndërruar këtë këngë menjëherë në hit.
I pushtuar nga emocionet, Elinel nuk ka mundur të performojë në skenë në mbrëmjen finale të “The Voice”, duke u larguar dhe si pasojë, Besa ka performuar e vetme.
Por duket se ky incident, nuk ka sjellë asnjë problem sa i përket suksesit të këngës, e cila jo vetëm është pëlqyer nga publiku por gjithashtu është votuar masivisht, duke u renditur në vendin e tretë të klasifikimit të “The Top List”. Me një tekst dhe muzikë të mrekullueshme, Besa dhe Elinel kanë vërtetuar se emocionet e vërteta, marrin vlerësime maksimale.
Ndërkohë që është renditur mjaft mirë me “Mos m’le me ra”, Besa është pjesë e klasifikimit të “The Top List” edhe me projektin muzikor “Kokëfortë”, i cili për këtë javë poziconohet në vendin e 9-të.