“Na jena njo” është padyshim hiti i papërsëritshëm që sado kohë që të kalojë do të mbetet ndër më të preferuarit tanë. E pas shumë vitesh, ja ku kthehet sërish në klasifikim DJ Dalool.
Në skenën gjithnjë në zhvillim të muzikës shqiptare, bashkëpunimi mes DJ Dalool dhe artistit Tani në këngën “Heat”sjell një valë të re energjie dhe freskie. Kjo këngë, e cila përçon ndjesinë e ‘nxehtësisë’ siç sugjeron edhe titulli, është një kombinim perfekt mes ritmeve elektronike të DJ Dalool dhe stilit urban-modern të Tani-t.
“Heat” ka potencialin dhe atmosferën e një hiti global, një këngë që mund të dëgjohet në Ibiza, Berlin apo Tiranë pa humbur për asnjë moment efektin e saj magnetik. DJ Dalool sjell përvojën e tij të gjatë në skenat ndërkombëtare dhe underground, ndërsa Tani përfaqëson brezin e ri të artistëve shqiptarë që guxojnë të jenë të freskët, plot stil dhe të hapur ndaj risive.
Por a do ta arrijë “Heat” suksesin e “Na jena njo”? Na mbetet të presim e ta shohim!
Nëse nuk e ke dëgjuar ende “Heat”, atëherë është koha ta bësh. Sepse festa nuk fillon pa këtë këngë.