Dylan është një nga artistët më të rinj që tanimë është rikthyer me projekte muzikore pas një periudhe pauze. Ai ka publikuar këngën e tij “So tu ma ni” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në “The Top List”, Top Awards. I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ai na ka zbuluar më shumë lidhur me këngën e re dhe jo vetëm.
A ka shërbyer pauza që ke bërë si një periudhë refleksioni për ty?
Absolutisht që po. Në këto dy vitet pause kam njohur më shumë veten, atë muzikë që dua të bëj. Kam njohur një pjesë tjetër timen që shkruaj muzikë. Është një pjesë tjetër e imja që më pëlqen dhe shoh që publiku po e merr seriozisht.
E ke gjetur veten në rrymën R&B që në fillim?
Kam qenë në “X Factor” dhe më kanë vlerësuar si një nga zërat më të mirë R&B të ardhshëm. R&B është stili im,por duke parë tregun, jam përpjekur të fus dhe pak trap dhe pak komerciale. Sepse dua të njihem pak më gjerësisht. Ky është qëllimi im tani që jam rikthyer, që me këngët që do bëj dua të më njohi masa.
A e lidh muzikën tënde me jetën personale?
“So tu ma ni” është bërë në pjesën e përgjithshme të çifteve, të gjithë situatave që do t’i thuash dikujt “so tu ma ni”. Pra, pavarësisht se të kam dhënë gjithçka, por ti nuk ma dite. Unë inspiorohem dhe nga shoqria, nga një histori që të më godasi dhe të më japë direkt frymëzim.
Si i sheh projektet komerciale?
Në fakt para kësaj pauze isha tek ata njerëzit që i gjykoja ata që bënin muzikë komerciale. Por tani e shoh ndryshe, mendoj që çdokush është aty për një arsye të caktuar. Do jem një nga ata artistë që do bëj muzikë komerciale, e them publikisht, sepse atë e do tregu. Këngët që do të publikoj do të jenë komerciale.
Si të ka bërë të ndihesh kjo rritja jote në muzikë?
Jam i njëjti person. Pavarësisht se njerëzit të gjykojnë ndonjherë vetëm nga kopertina, jam shumë modest, i thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Mua më pëlqen të jem i suksesshëm dhe jo i famshëm, ka një ndryshim kjo. Fama mund të merret kollaj, por sa je në gjendje ta mbash.