Sonte ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Dy persona si një i vetëm! Nënë e bir hyjnë sot në “Big Brother VIP”. Këngëtarja e njohur që së bashku me djalin e saj, që nis rrugëtimin sonte është Gili, emri i vërtetë i së cilës është Fevzije Berani. Ajo ka lindur më 21 maj 1966 në Prishtinë, është një këngëtare e njohur kosovare e muzikës popullore.

Ajo ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në skenën muzikore shqiptare, duke qenë aktive që nga viti 1985. Gili është e njohur për zërin e saj të veçantë dhe për interpretimet e saj të shumta në zhanrin popullor dhe atë të dasmave.

Redon Berani është djali i Gilit dhe i kompozitorit të njohur Ilir Berani. Ai ka ndjekur hapat e prindërve të tij në fushën e muzikës, duke publikuar disa projekte muzikore. Redoni ka promovuar albumin e tij të dytë muzikor, duke treguar talentin dhe pasionin e tij për muzikën.