Ajo konsiderohet gjithmonë si një artiste që sjell risi në muzikë dhe videoklipe, gjë të cilën e ka bërë edhe në prurjen e saj më të re muzikore. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë në treg këngën e saj më të re të titulluar “Genjeshtar je X Pare”.
Pavarësisht se në pamje të parë mund të duket një projekt i zakonshëm, në fakt nuk është i tillë. Eshtë një këngë e gjatë 4 minuta e 30 sekonda pasi në këtë këngë nuk përfshihet vetëm një por dy këngë.
Edhe pse është publikuar në ditën e të dashuruarve, kjo prurje e re muzikore e Ronelës nuk ka të bëjë fare më baladat e dashurisë por me genjeshtarët dhe paret.
Një këngë që ka marrë mjaft komente pozitive në rrjetet sociale por që nuk kanë munguar edhe kritikat. E vetmja kritikë e kësaj kënge është që fansat do kishin preferuar që këngëtarja ta kishte ndarë këtë projekt muzikor në dy të ndryshme.
Ne fakt, e kontaktuar nga “Top Aëards”, Ronela ka shpjeguar se në fakt ato janë dy këngë pasi në platformat si “Spotify” etj, ato janë të ndarë. Arsyeja e publikimit në një video në “Youtube” artistja e shpjegon me faktin se ka të bëjë me dy anë të njeriut, njëherë vuan, njëherë është moskokëcarës.
Që në javën e parë të publikimit, “Genjeshtar je X Pare” ka mundur të marrë sugjerimet e nevojshme për t’u futur në listë por i rëndësishëm është fakti që kënga është pozicionuar menjëherë në vendin e 28-të.