Në skenën muzikore shqiptare po shtohet një tjetër zhvillim interesant. Artisti Dujanen sapo ka publikuar dy këngë të reja që po tërheqin vëmendjen e publikut, “I Need a Girl” dhe “Ti ma kall trunin”.

“I Need a Girl” vjen me një vibe modern dhe ndërkombëtar, duke ndërthurur elementë të pop-it dhe R&B-së. Kënga trajton temat e dashurisë dhe kërkimit për një lidhje të sinqertë, me një tekst të drejtpërdrejtë dhe melodi që të mbetet në mendje. Prodhimi muzikor është i pastër dhe i kuruar, duke treguar një qasje më të rafinuar nga ana e artistit.

“Ti ma kall trunin” vjen po me një energji të ngjashme. Refreni është lehtësisht i kapshëm dhe ka potencial të madh për t’u bërë viral, sidomos në rrjetet sociale.

Duket se Dujanen ka gjetur një mënyrë autentike për t’i kënduar dashurisë. Këtë e mësuam që tek “Je ma e mira” dhe ky stil i shkon vërtet shumë.

Mbetet për t’u parë se cila nga dy këngët do të dominojë më shumë në listë, por një gjë është e sigurt. Dujanen po vazhdon të ndërtojë një identitet të fortë në industrinë muzikore.