Drilona, një artiste e re në tregun muzikor, u bë e njohur për publikun e Top Awards me këngën e saj “Count on me” në muajin shkurt të këtij viti. Tashmë ajo ka sjellë projektin e saj më të ri që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë.
“How could you” mban titullin kënga e saj e re me të cilën rikthehet pas disa muajsh pauzë në renditjen e 100 këngëve më të mira shqiptare. Një artiste shumë e talentuar me një zë mjaft të fuqishëm dhe tekste interesante, Drilona premton shumë.
Artistja inspirohet kryesisht prej zhanreve R&B, Soul, Pop. Ndërsa këngët e saj i shkruan vetë duke e miksuar gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze. “How could you” renditet në vend të 50-të për këtë javë.