Don Phenom e ka nisur mjaft mbarë këtë sezon veror. Pas një bashkëpunimi mjaft të pëlqyer me Emra Brah, ai ka zgjedhur që të vijë me një tjetër artist.

Don Phenom këtë herë ka zgjedhur që të bashkojë forcat me Stacks, një emër i ri në Top Awards. Projekti i tyre mban titullin “Qe Qe” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

“Qe Qe” i ka të gjitha elementët për të qenë një hit veror dhe është pëlqyer nga publiku që në çastet e para të publikimit. Ky projekt sjell dhe Stacks për herë të parë në listë.

Duket se Don Phenom ka qëlluar në shenjë me këtë bashkëpunim të tijin. “Qe Qe” do ta dëgjojmë kudo këtë verë, kjo është pak por e sigurt.