I ftuar së fundmi në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, ka qenë artisti i njohur Don Phenom. Ai ka folur më shumë për rrugëtimin e mikut të tij Rogertit në “Big Brother VIP 5”, por jo vetëm. Ai u ndal edhe tek projektet e tij të radhës që do të vijnë shumë shpejt…
Jam duke punuar në disa këngë të ndryshme, disa bashkëpunime. Po bëhemi gati për verë. Janë këngë që i përkasin sezonit veror, sepse duke u nxehur koha, nxehet edhe muzika. Do të ketë edhe bashkëpunime, edhe vetëm. Tani jemi në fazën e punës, shumë shpejt do të dalin. Kam një vit që po përgatitem për albumin, kam inçizuar shumë këngë, kam shumë koncepte…