“Hitman”, ka qënë ky hiti muzikor i kësaj jave, i cili është ngjitur me tetë pozicione, duke u vendosur në vendin e parë të “The Top List”.

E publikuar vetëm 2 javë më parë, kjo këngë e Capital T, ka mundur të marrë thuajse 2 milionë klikime në kanalin e “Youtube”, duke u shndërruar në një nga këngët më të dëgjuara nga club-et e natës në vend.

Një rënie nga “The Top List”, ka pësuar Alban Ramosaj, i cili për këtë javë është pozicionuar në vendin e shtatë.

I janë shtuar listës zyrtare të 20 hiteve muzikore, 3 këngë të reja, Noizy – Grande, Andos – Degjo zemren qe te don, Vedat Ademi – S’kom me ta fal.

Por klasifikimi i kësaj jave ka qënë tepër surprizues pasi janë larguar dy nga projektet muzikore që kanë qënë pjesë e “The Top List” për 17 javë rresht, Elvana Gjata ft. Bruno – Love me dhe Samanta – Asnjo Si Une.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”,  Top Awards, për këtë javë:

1.      Captial T – Hitman
2.      Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
3.      Alban Skenderaj – Une dhe Ti
4.      Ledri Vula – SRMN
5.      Era Istrefi – Bonbon
6.      Noizy – Grande
7.      Alban Ramosaj – A me do
8.      Andos – Degjo zemren qe te don
9.      NrgBand – Ajo m’kalli
10.  Vedat Ademi –  S’kom me ta fal
11.  Edona Vatoci – Hala
12.  Dhurata Dora – Numrin e ri
13.  Kida ft. Ermal Fejzullahu  -Mi Amore
14.  Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
15.  2TON – Ta fali jeten
16.  2po2 ft. Flori – Gone Girl
17.  Mozzik – Dhezu
18.  Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
19.  Troja – A e man men
20.  Majk ft Ghetto Geasy – Sjena mo