Kjo javë sjell një në klasifikim një bashkëpunim të ri që premton të tërheqë vëmendjen e publikut. DJ Iljano dhe Vserlo bashkojnë forcat në projektin e tyre më të fundit, “Loving You”.

Ky produksion sjell një kombinim të freskët mes ritmeve moderne elektronike dhe melodive të ngrohta vokale, duke krijuar një atmosferë që të fton menjëherë në lëvizje, por njëkohësisht të zhyt edhe në emocione. DJ Iljano, i njohur për stilin e tij energjik dhe beat-et që kapin menjëherë publikun, vjen këtë herë me një qasje energjike aq sa dhe sensuale, ndërsa Vserlo shton dimensionin emocional me interpretimin e tij.

“Loving You” është një këngë që flet për ndjenjat e dashurisë, pasionin dhe momentet që mbeten gjatë në kujtesë. Teksti i thjeshtë, por i ndjerë, kombinohet në mënyrë perfekte me produksionin modern, duke e bërë këngën një dashuri me dëgjim të parë.

Një bashkëpunim shumë surprizues por që goditi menjëherë në shenjë. “Loving You” është një nga ato projekte që mund të konkurrojë lehtësisht në tregun global.