Ditën e sotme, diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, ka ditëlindjen. Ky përvjetor nuk është aspak i zakonshëm për të pasi mbush plot 50 vite jetë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.
50 vjeç sot!
Një gjysmë shekulli!
Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.
Ndihem plot, plot bekime.
Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.
E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.
50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë, me frymë, me dashuri .
Jeta është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj.
(reflektim që e bëj çdo ditë)