Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Sipas mediave në Kosovë, artistja ka sjellë në jetë një djalë rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se Dafina është e lumtur dhe tepër e emocionuar për ardhjen në jetë të vogëlushit, të cilin e ka pritur me shumë dashuri dhe padurim gjatë gjithë shtatzënisë.
Lajmin e ka bërë të ditur dhe vetë artistja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka ka postuar këmbët e vogëlushit si dhe në mbishkrim ka zbuluar emrin e tij:
Mirëserdhe Daskan Gjergji!
Të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj kanë nisur ta urojnë për këtë moment të veçantë në jetën e saj, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë bebushit.
