Dhurata Dora vijon që të impresionojë me bashkëpunimet e saj ndërkombëtare. Këtë herë ajo ka ardhur me një projekt me një artiste spanjolle. 

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora ka ardhur në bashkëpunim me artisten Any Gonzalez. Dyshja ka publikuar këngën “Qaje”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

“Qaje” përfshin elemente të muzikës latine dhe shqiptare, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe ritmike që i përshtatet stinës së verës. Videoklipi i “Qaje” është realizuar me kujdes të veçantë, duke reflektuar temën dhe emocionet e këngës përmes skenave vizuale dinamike dhe ngjyrave të ngrohta.

Bashkëpunëtorja e re e Dhuratës, Any Gonzales është një këngëtare dhe influencuese me origjinë spanjolle, e njohur për stilin e saj ‘flamenco’ dhe ndikimin në rrjetet sociale. Ajo ka një prezencë të fuqishme në platformat digjitale dhe është aktive në promovimin e stilit të jetesës dhe bukurisë.

Dhurata Dora, e njohur për stilin e saj unik dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, sjell në këtë projekt një energji të freskët, ndërsa Any Gonzalez shton një tjetër dimension artistik me zërin dhe prezencën e saj. Për të gjithë fansat e muzikës moderne me ndikime latine dhe pop, “Qaje” është një këngë që nuk duhet humbur.