Brenda një periudhe të shkurtër kohore, Dhurata Dora erdhi në treg me dy projekte muzikore, të cilat po korrin një sukses në tregun shqiptar.
Një sukses të madh ka korrur kënga më e re e Dhuratës, e cila gjatë kësaj javë është pozicionuar mjaft mirë në klasifikimin e Top Listës. “Ayo” titullohet projekti i këngëtares, i cili është publikuar rreth 5 javë më parë dhe është bërë mënjëherë pjesë e “The Top List”. Falë votave të publikut, “Ayo” është ngjitur me 6 pozicione këtë javë, duke u renditur në njërin prej vendeve më të nxehta të klasifikimit, në vendin e 5-të.
Rreth dy muaj më parë ajo publikoi këngën me titull “Vec ty”. Ky projekt muzikor arriti të bëhej pjesë e klasifikimit të “The Top List” rreth 6 javë më parë dhe nga javë në javë, vihet re që ajo ngjitet sa më në majë të renditjes. Gjatë kësaj jave, “Vec ty” është ngjitur me 16 vende, duke u pozicionuar në vendin e 26-të.
Kujtojmë gjithashtu se Dhurata është në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me bashkëpunimin me Capital T, “Bongo”, i cili prej 30 javësh qëndron në këtë klasifikim.