Ajo është një ndër artistet, këngët e së cilës menjëherë shndërrohen në hite muzikore. Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Rreth një muaj më parë, Dhurata bashkoi fuqitë me Lumi B, duke sjellë “remake” të këngës “Simpatia”, e kënduar më parë nga Edona Llalloshi, një këngë që ka marrë vlerësime makimale nga publiku. Ky projekt i dyshes së talentuar është pjesë e klasifikimit të “The Top List” prej 6 javësh, ku këtë javë, ajo pozicionohet në vendin e 11-të.
Ndërkohë që po shijon suksesin e këtij bashkëpunimi, Dhurata Dora ka vendosur të vijë “solo” në projektin e saj të radhës. E titulluar “Bubble”, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, ku për këtë javë qëndron e vendin e 35-të.
Edhe pse ka preferuar të qëndrojë sa më pranë publikut me projektet e saj muzikore, Dhurata momentalisht vazhdon të japë koncerte të njëpasnjëshme në klubet e natës, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke ngritur publikun në këmbë.