Javën e kaluar Dhurata Dora u bë pjesë e “The Top List” me projektin e saj muzikor “Vec ty”, me të cilin u rendit mjaft mirë në klasifikimin, pikërisht në vendin e 16-të. Por Dhurata Dora duket se nuk di të ndalet. Javën e kaluar ajo publikoi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Ayo”, një bashkëpunim ky me Dj Geek.
Sapo ka dalë në treg, ajo është vlerësuar mjaft mirë nga fansat, të cilët nuk kanë nguruar së votuari artisten e cila është bërë sërish pjesë e klasifikimit më këngën e sapopublikuar.
Me dy hyrjet e reja, Dhurata bëhet artistja me tre këngë në klasifikimin e “The Top List” pasi ajo është pjesë e tij edhe me bashkëpunimin me Capital T “Bongo”, i cili prej 26 javësh ka mundur t’i rezistojë konkurrencës.