David Dreshaj, këngëtari 23 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili vjen nga Mali i Zi, startoi programin “E Diell” këtë fundjavë me anë të një performance të këngës së tij më të fundit. Artisti i ri ka disa vite që është pjesë e tregut muzikor dhe së fundmi ka lançuar një repertor të gjerë me këngë për festat e fundvitit në bashkëpunim me producentin Darko Dimitrov.

Në këtë intervistë eksluzive u njohëm jo vetëm me këngët e tij më të reja, por edhe me vetë Davidin duke marrë informacion rreth jetës së tij personale duke i ndarë ato në tavolinën e “Qysh e don shoqnia”. I pyetur në lidhje me albumin e tij më të fundit dhe duke shtuar se nga i ka ardhur idea për të bërë muzikë me temën e Krishtlindjes, artisti u shpreh:

Kam kohë që e kam menduar si ide dhe kujtimet e fëmijërisë, festat e fundvitit më kanë shtyrë akoma më shumë që ta realizoj si projekt.

Një ngacmim nuk ka munguar ku Davidi u pyet nëse këngët aty brenda janë këngë dashurie për vajza, duke ngjallur dyshimet se mund të jenë dedikim për dikë. Nga ana e Davidit nuk pati një konfirmim në lidhje me këtë fakt, por pranoi se disa këngë të tjera të tij ishin të dedikuara për një person. Një ndër tyre ishte kënga “E asaj”.

Duke qenë se është një artist i ri dhe mjaft modern u vu re stili i tij i veçantë, i cili pranoi se i ‘pëlqen të eksperimentoj me paraqitjen e tij fizike’. Familja e tij e kanë suportuar në çdo moment rrugëtimin e tij, nisur që nga studimet e kryera për opera.  I pyetur nësë kishte mbështetje ose bashkëpunime të mundshme me familjarët e tij si Afërtdita Dreshaj ose Albert Stanaj, David citoi:

Rrjedhat e jetës na kanë ndryshuar, Afërdita është bërë familjare dhe jeton në Amerikë. Me
Stanaj jemi shumë të afërt.