David Dreshaj është një nga artistët më të talentuar të tregut, këngët e të cilit pëlqehen gjithnjë e më shumë nga publiku. Ai ka qenë i ftuar në mbrëmjen gala kushtuar 25-vjetorit të Top Albania Radio-s, ku u shpreh falenderues për fansat që e duan dhe i dëgjojnë këngët e tij.

Unë vij shpesh në Tiranë, më pëlqen shumë Tirana…. Seriozisht vetëm falenderime, është një gjë që e kam dashur gjithmonë që në fëmijëri, diçka që më plotëson. Mendoj që të gjithë artistët ia dedikojmë publikut falenderimet. Po mos të ishin ata, ne nuk do kishim vëmendjen, dashurinë, shikueshmërinë…

Ekskluzivisht për TAR, David Dreshaj na zbulon projektin e tij të radhës në muzikë.

Besoj një duet shumë shpejt…