Artistët e huaj prej kohësh e kanë ‘traditë’ që në muajin dhjetor të sjellin për publikun këngë të gëzuara festive. E pse të mos e bëjmë edhe ne këtë?

David Dreshaj ka menduar për këtë dhe ka sjellë ‘dhuratën’ e tij të fundvitit për të gjithë dashamirësit muzikës së tij. Artisti ka finalizuar tashmë EP-n e tij të Krishtlindjes, që përmban 7 këngë të njohura festive, të sjella në mënyrën e tij.

Këngët përfshijnë gjashtë prej tyre të cilat vijnë në anglisht, ndërsa një është në gjuhën shqipe. “Si Këmbanë”, “What Child is This”, “Silent Night”, “Noel (He is born)”, “Mary did you know”, “Jingel Bells”, “O come, o come Emmanuel” do t’jua bëjnë festat e fundvitit edhe më të gëzuara teksa i dëgjoni.

Për këtë EP është kujdesur producenti Dimitrov të cilit Davidi ia ka besuar atij një pjesë të mirë të suksesit. Ky EP përfaqëson dhe albumin e parë të artistit, i cili tashmë e ka vulosur edhe më tepër karrierën e tij muzikore.

“Si Këmbanë” është projekti i tij që ka hyrë këtë javë nëklasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë festive e ka renditur David Dreshaj në vend të 10-të momentalisht.