David Dreshaj është shndërruar në një ndër këngëtarët më të komentuar të mometit, i cili vijon të vijë tepër i vecantë në cdo prurje të re muzikore.

“Ta fala” titullohet projekti më i ri i David, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe këtë e vërteton më së miri hyrja në klasifikimin e Top Awards, që në javën e parë të publikimit.

Për këtë projekt muzikor, Davidi ka bashkëpunuar me “Panda Music” ndërsa teksti dhe melodia është punuar nga Tonic dhe Denk. Sa i përket mix/master kësaj radhe Davidi ia ka besuar Lorenc Aliaj kurse video është realizuar nga “Imagine Films”.

Me hyrjen në listë të “Ta fala“, David për herë të parë gjendet në klasifikim me dy këngë njëkohësisht. “Lonely” është pjesë e listës për 8 javë rresht dhe është pozicionuar mjaft mirë, ekzaktësisht në “Top 5”.