Një tjetër sukses nga artisti David Dreshaj! Këngëtari ka publikuar një tjetër këngë e cila i është bashkëngjitur menjëherë klasifikimit të “The Top List”. Bëhet fjalë për projektin e ri të titulluar “Egoiste”. Kjo këngë duket se është pritur shumë mirë nga publiku që e ka votuar për të qenë pjesë e listës.

Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mesa duket çdo projekt i artistit po bëhet shumë shpejt hit dhe ai po ngjit dita-ditës shkallët e larta të karrierës. Po të vëmë re, çdo projekt i tij i publikuar së fundmi, është bashkuar klasifikimit për të qenë pjesë e “Top Awards”. Këtu përfshihet “Ta Fala”, “Ma Le” apo “Lonely”.

Pëveç “Egoiste”, Davidi ka dhe një tjetër projekt në renditje, “Ma Le”, që ndodhet në vend të 78-të dhe prej 6 javësh pjesë e klasifikimit. Mendojmë se ky nuk është projekti i tij i fundit për këtë verë. Davidi ka punuar dhe vazhdon të punojë shumë fort për të përcjellë te publiku potencialin e tij më të mirë. Na mbetet të presim se çfarë ka rezervuar më tej për ne, ky artist kaq i talentuar. Momentalisht, “Egoiste” renditet në vend të 19-të të listës në “Top Awards”.