David Dreshaj është rikthyer pas një periudhe pauze në klasifikimin e “The Top List”. Artisti i talentuar me zërin dhe stilin e tij aq unik, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri të titulluar “Ku je”.

Kënga e tij e re vjen pas shtatë muajsh pauze dhe premton të jetë një super hit. Vetë Davidi është kujdesur për melodinë dhe tekstin ndërsa në bashkëpunim me Darko Dimitrov edhe për mix-master e për videon është kujdesur Max Production.

Davidi rikthehet pas këngës dedikuar motrës në dasmën e saj me titull ” Asaj” që ende vazhdon të jetë një super këngë. E gjithë kjo pritje pati shumë rezultat pasi për të ka vetëm komente pozitive dhe të gjithë fansat e kanë pëlqyer shumë.

Edhe vetë këngëtari ka shkruar në rrjetin e tij social se ka besimin se kjo këngë do të lërë shenjë në jetën e karrierën e tij muzikore. Jo vetëm kaq, por në një farë mënyre Davidi i ka vënë vulën stinës së Dimrit.

Një videoklip ky që mbase do të jetë i fundit i këtij stili për këtë periudhë dhe duke i lënë vend klipeve më verore dhe me ngjyra. “Ku je” e ka pozicionuar Davidin në vend të 30-të të klasifikimit të “The Top List”.