David Dreshaj nuk është mjaftuar me vetëm një projekt për këtë verë. Gati dy muaj pasi solli “Ana” në klasifikimin e “The Top List”, artisti na sjell një tjetër nga ato perlat e tij.

“Do dashni” titullohet projekti i tij i radhës i cili e ka renditur Davidin në vend të 32-të për këtë javë. David Dreshaj është një nga artistët më të talentuar dhe me stilin më të veçantë dhe këtë na e ka treguar edhe njëherë tjetër tek “Do dashni”.

Ashtu si çdo projekt tjetër, edhe ky ka arritur që të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut, të cilët e kanë votuar dhe e kanë pëlqyer goxha këtë këngë. E veçanta e “Do dashni” është dhe videoklipi i xhiruar në Athinën antike, një zgjedhje kjo mjaft e veçantë e Davidit. Si përfundim a ka ndonjë që mund t’i përgjigjet thirrjes së artistit për dashni?!