Dardan, ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në “Top Awards”, duke sjellë një surprizë për të gjithë ndjekësit.

Ndërkohë që ishte një “luftë” e heshtur mes fansave të Alban Ramosaj dhe Stresit, fansat e Dardan ua kanë marrë në kthesë si “Panamera”, duke e shpallur Dardan, artistin më të votuar të javës.

Eshtë pikërisht kënga më e re Dardan, “Favela“, ajo që ka arritur të mbledhë votat dhe të pushtojë kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Por fansat e Dardan nuk janë mjaftuar me kaq, një tjetër këngë e tij është votuar pafund dhe është pikërisht “Daytona”, e cila është pozicionuar në vendin e 5-të për këtë javë, duke u ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar.

“I Nat Ma Fal” e Alban Ramosaj është zhvendosur në vendin e dytë ndërsa “Loco” e Stresit në vendin e tretë.

Një tjetër hyrje e re ka rezultuar tepër e suksesshmë këtë javë dhe është pikërisht, “Me Mungon” e NRG Band, e cila është pozicionuar menjëherë në vendin e 4-t, duke e rikthyer këtë grup mjaft fuqishëm në klasifikim.

Një tjetër surprizë e klasifikimit të kësaj jave është edhe “Flawless” e Capital T, e cila është ngjitur me 83 pozicione nga java e kaluar.