Top Channel si gjithmonë di si të ’gozhdojë’ para ekranit të gjithë publikun. Me emisionet më të përzgjedhura dhe më të komentuara të momentit, nuk ka zhgënjyer asnjëherë me transmetimin e tyre.
Dhe po aq i dashur dhe i ndjekur, rezultoi të ishte dhe ”Dancing With The Stars”. Ky emision theu rekorde shikueshmërie që me puntatën e parë dhe kështu premton të jetë deri në finale.
Padyshim spektakli më i madh i kërcimit në vend, ”Dancing With The Stars” arrin të dhurojë përherë emocione dhe një show magjik. Javën e kaluar ishte një mbrëmje mjaft e veçantë dhe ndryshe nga të tjerat.
E premtja që shkoi ishte e mbushur plot nostalgji. Në skenën e madhe të kërcimit u rikthyen këngët e “Top Fest” nën ritmin e të cilave vallëzuan çiftet. Ja se cilat ishin ato…
Isli dhe Ledia (Poni – Si trëndafil)
Julka dhe Silvester (Xhensila Myrtezaj – Edhe një herë)
Megi dhe Jurgen (Noizy ft. Elgit Doda – Vetëm ti je)
Sara dhe Luixhino (Ermal Fejzullahu ft. Lumi B & Ledri – Shko)
Irini dhe Eltion (Stine ft. Abi – Lady lady)
Elona dhe Anxhelo (Ermal Fejzullahu – Për një dashuri)
Deborah dhe Niko (Blero ft. Shpat Kasapi – Falma)
Albani dhe Odeta (Asgjë sikur dielli – Mendoja çdo gjë merr fund pa ty)
Elhaida dhe Lediani (Elhaida Dani – S’je më)
Salsano dhe Lori (Alban Skënderaj – Vetëm ty)
Genti dhe Emanuela (Stresi ft. Xheraldina – Lamtumirë)
Arbër dhe Erisa (Niku ft. Anjeza – Ngadalë)
Arditi dhe Jora (Dr. Flori ft. Fatima – Pasion)