Dafina Zeqiri njihet që sjell gjithmonë tek publiku projekte shumë unike. Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. 

Projekti i saj më i fundit titullohet “Dhimbje dhimbje”, me të cilin ajo hyri në klasifikimin e “The Top List” javën e kaluar. Si një hyrje ende e re, kjo këngë u rendit në vend të 100-të, duke mbyllur Top 100 javën që lamë pas.

E për habinë e të gjithëve (ose jo dhe aq), Dafina dhe projekti i saj janë rritur me plot 95 vende duke shkuar menjëherë në vend të pestë. E fundja çfarë mund të prisnim më pak nga këngëtarja diva?

Duhet thënë që kjo ishte një këngë e shumpritur që kur këngëtarja zbuloi pak nga ky projekt para publikimit. “Dhimbje dhimbje” ishte bërë mjaft virale në TikTok dhe para lançimit e pritej që të kishte një sukses të madh.