Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak origjinalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë të veçanta. Kohët e fundit Dafina ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja të herë pas hershme.

Duket se vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Malli” dhe është pëlqyer shumë nga publiku, Dafina nuk ka të ndalur dhe solli projektin e ri muzikor, “Dhimbje dhimbje” dhe mund të themi që tashmë është bërë një hit. Duhet thënë që kjo ishte një këngë e shumpritur që kur këngëtarja zbuloi pak nga ky projekt para publikimit.

“Dhimbje dhimbje” ishte bërë mjaft virale në TikTok dhe para lançimit e pritej që të kishte një sukses të madh. Dafina dhe projekti i saj renditen në vend të 100-të për këtë javë.