Ishte “Shot Calling” që e bëri Dafinën fillimisht pjesë të klasifikimit të “The Top List”, e cila që në javën e parë u rendit në vendin e 7-të, duke treguar kështu interesin e madh që publiku kishte për projektin më të ri të Dafinës.
Pas këtij suksesi, Dafina bashkoi fuqitë me vëllain e saj, Rinor Kastratin, duke sjellë projektin më të ri muzikor të titulluar “Bottles Up”. Që prej 4 javësh, ky projekt muzikor është pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, ku nga java në javë është vënë re një përmirësim, sa i përket pozicionimit të saj.
Vetëm këtë javë, ajo ka mundur të ngjitet me 11 pozicione duke u renditur në vendin e 17-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishmën në “The Top List”..
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Show Magazine”, artistja ka shprehur dëshirën e madhe për të qënë pjesë e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Top Music Awards”.