BGenius dhe D.u.d.a duket se kanë bashkuar sërish fuqitë për të sjellë një tjetër projekt muzikor, të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet D.U.D.A përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

“Po ma han”, titullohet projekti i dyshes i publikuar rreth 4 javë më parë por dy artistët tani janë duke finalizuar këngën e tyre te re, videoklipi i së cilës sapo ka nisur xhirimet.

“Duke u bërë gati për videoklipin e ri, bëhuni gati për këngën e re”, shkruan bashkangjitur postimit të tij reperi, në foton e të cilit shihet edhe BGenius.