Programi maratonë ditën e fundit të vitit, rikthehet sërish në Top Albania Radio. Ashtu siç është traditë tanimë, do të njihemi me këngët më të mira të vitit 2022. Dhe ndoshta ajo që ka më shumë rëndësi për ne dhe duke i pasur më afër, janë këngët shqiptare.

Viti që po lëmë pas padyshim një ishte një vit arritjesh. Shumë i suksesshëm për disa artistë, e deri diku një vit ‘rikthimi’ për disa të tjerë. Artistët më në zë kanë sjellë projekte të reja të cilat janë përqafuar maksimalisht nga publiku shqiptar. E ajo që ka mbizotëruar më së shumti, ka qenë pikërisht ‘bashkimi i forcave’ mes artistëve, duke e quajtur 2022 si ‘vitin e bashkëpunimeve’.

Këtu mund të pëmendim Elvana Gjatën me Dhurata Dorën, apo me artistët ndërkombëtarë Gran Error dhe Antonia, apo një nga bashkëpunimet më të suksesshme dhe surprizuese të momentit, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj. Por dhe surprizat nga artistët e rinj nuk munguan në vitin 2022.

Një sërë emrash të rinj që na lanë ‘pa fjalë’ me talentin e tyre, duke u futur mes artistëve ‘të vjetër’ dhe ‘Big’ në klasifikimin e “The Top List”. Do të njiheni me 50 këngët shqiptare më të mira të këtij viti që po lëmë pas dalëngadalë, ato që na shoqëruan në çdo hap, dimër e verë, të trishtuar apo të lumtur…

Teksa hodhëm një vështrim sipërfaqësor për një pjesë të këngëve, listën e plotë e 50 hiteve më të mira të Top Awards të vitit 2022, do të keni mundësi që ta dëgjoni live në valët e Top Albania Radio-s ditën e dielë në orën 10:00! Dëgjim të këndshëm!