Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “Dancing With The Stars” së bashku me partnerët e tyre skenikë, na kanë dhuruar çaste magjike në tre episodet e para të spektaklit, ku kujtojmë se i fundit i dedikohej “Top Fest” ndër vite. Çifte të mrekullueshme, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet skenike kanë një qëllim të vetëm, fitoren.

“Dancing with the Stars” është padyshim spektakli më i madh i kërcimit në vend. Që me natën e parë të transmetimit, ky show theu çdo parashikueshmëri dhe u kthye në një ndër emisionet më të dashura të publikut.

E premtja që shkoi ishte e mbushur plot nostalgji. Në skenën e madhe të kërcimit u rikthyen këngët e “Top Fest” nën ritmin e të cilave vallëzuan çiftet. 

Bazuar në këtë, ne ngritëm sondazh duke pyetur publikun se cili prej tyre ishte i preferuari i tyre. Ja si ishte renditja e tyre:

1.Elhaida dhe Lediani (Elhaida Dani – S’je më)

2. Sara dhe Luixhino (Ermal Fejzullahu ft. Lumi B & Ledri – Shko)

3. Salsano dhe Lori (Alban Skënderaj – Vetëm ty)

4. Elona dhe Anxhelo (Ermal Fejzullahu – Për një dashuri)

5. Arditi dhe Jora (Dr. Flori ft. Fatima – Pasion)

6. Isli dhe Ledia (Poni – Si trëndafil)

7. Megi dhe Jurgen (Noizy ft. Elgit Doda – Vetëm ti je)

8. Arbër dhe Erisa (Niku ft. Anjeza – Ngadalë)

9. Genti dhe Emanuela (Stresi ft. Xheraldina – Lamtumirë)

10. Deborah dhe Niko (Blero ft. Shpat Kasapi – Falma)

11. Albani dhe Odeta (Asgjë sikur dielli – Mendoja çdo gjë merr fund pa ty)

12. Julka dhe Silvester (Xhensila Myrtezaj – Edhe një herë)

13. Irini dhe Eltion (Stine ft. Abi – Lady lady)

E teksa janë në rrugëtimin drejt finales, duket se konkurrentët e “Dancing With The Stars” absolutisht që do të dhurojnë show magjik mbrëmjen e sotme. Në një natë të dedikuar Halloween-it, konkurrentët e “DWTS” duket se do të sjellin kërcime të frikshme, ku muzika, kostumet dhe grimi do t’ju vijnë në ndihmë për të krijuar atmosferën perfekte të Halloween-it.

Epo presim me padurim për episodin e sotëm ku nën ritmet e muzikës së frikshme, çiftet e “DWTS” do të sjellin performancat e tyre magjike. Kujtojmë se Ilir Dushkaj dhe Alban Nimani janë dy konkurrentët e parë që janë larguar nga gara, teksa 12 çifte luftojnë ende për fitoren e çmimit të madh.