Edhe pse kemi pak hyrje të reja këtë javë, ato nuk kanë kaluar pa u vënë re.

“Chycheck” është një ndër këngët që i është bashkuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, e sjellë nga artisti NS. Edhe pse është një titull mjaft i dëgjuar më parë, nuk bëhet aspak fjalë për atë këngë qe mendoni ju.

Cycheck që në të vërtetë ështe Qyqek, në Kosovë është një kërcim që zakonisht bëhet nëpër dasma. Artisti ka vendosur këtë titull si një ironi ndaj atyre që bëjnë hip-hop, që në të vërtetë duket sikur po bëjnë Qyqek.

Pavarësisht se NS është një emër i padëgjuar më parë në muzikë, ky projekt muzikor e ka sjellë menjëherë në vëmendje të publikut shqiptar.

NS, emri i vërtetë i të cilit është Enes Deliu, është vetëm 24-vjec dhe është anëtari më i ri i labelit P.I.N.T. Këngëtari ka nisur të merret me muzikë që shumë kohë më parë por “Chycheck” e ka rikthyer NS në muzikë pas një pauze muzikore 2-vjecare