“Cherry on Top” nga Bora Zemani nis sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

Qëllimi është të shpaloset një diskutim i hapur dhe frymëzues mbi sfidat dhe arritjet në jetën profesionale dhe personale. Në përputhje me parimin e tij themelor, “Cherry on Top” kombinon bisedat e thella me momente argëtuese, muzikë dhe humor, duke e bërë atë program tërheqës dhe frymëdhënës për audiencën.

Çdo të premte në orën 21:00 do të jeni në shoqërinë e Bora Zemanit dhe të ftuarve në studio.